Mbishkrime me përmbajtje rastiste janë parë në autobusët publik të Shkupit.
Televizioni Shenja raporton se këto mbishkrime janë shkruar në autobusin numër 57, që ka pikënisjen në komunën e Butelit, ndërsa mes tjerash kalon edhe nëpër Çair. Qytetarët ankohen se autorët e këtyre veprave nuk kapen, edhe pse autobusët janë të pajisur me kamera sigurimi. Ata apelojnë që të paktën të fshihen përmbajtjet që fyejnë dhe nxisin në baza fetare dhe etnike.
Në këtë mbishkrim, përveç mesazhit “Vdekje për shqiptarët” po ashtu shihen shenja naziste dhe mbishkrimi “No Islam”