Aktuale

Cannabis Sattiva në autobus, mësynë vendet e BE-së (Foto)

Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Muriqan të Shkodrës, ku janë sekuestrohen 25 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.

Policia ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj, Shkoder, Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër dhe Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, autobusit të linjës Shkodër-Pistoja, Itali, me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi, Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE./KosovaPrerss/