Aktuale

Serbi sulmon fizkisht zyrtarët policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull i komunitetit serb, pasi i njëjti fillimisht kishte ofenduar verbalisht e më pas i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë duke i goditur me shqelma, gjersa ata ishin duke u marrë me një rast aksident trafiku, në të cilin ishte i përfshirë i dyshuari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/