Rajon & Botë

Arrin në 60 numri i të vdekurve nga sulmi në Damask

Në sulmin e dyfishtë që ka ndodhur sot në qytetin e vjetër të Damaskut, numri i të vdekurve ka arritur në 60 persona, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Shumica e viktimave ishin korrespodentë të televizionit të Hezbollahut, “Al Manar”.

Sulmet kanë ndodhur në afërsi të varrezave Bab al Sagir, ndërsa siç transmeton AFP njëra bombë ka eksploduar derisa autobusi me pelegrinë po kalonte pranë vendit ku ishte vendosur bomba, ndërsa rasti i dytë kur një sulmues me bombë hodhi veten në erë në rajonin Bab al Sagir.

Ky është njëri nga sulmet më gjakderdhëse në kryeqytetin sirian, transmeton KosovaPress.