ShowBiz

Adriana Lima serish e lirë

Manekinia Adriana Lima ka serish statusin e bukuroshes së lirë. Engjëllin e bukur të Victoria’s Secret e ka braktisur lojtari i futbollit amerikan Julian Edelman.

Thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Adriana ishte e gatshme që të shkojë një hap përpara në lidhjen e tyre, por i këtij mendimi nuk ishte edhe Julian.

Në fakt, Lima kishte dashur të ketë edhe fëmijë, por për këtë nuk ishte i gatshëm Edelman, shkruan TMZ.

Edhe pse kaluan disa muaj së bashku, duket se Julianin e kishte frikësuar dëshira e saj e madhe. Përveç kësaj, tash ish-çifti po mban lidhjen në distancë, dhe duket se një gjë e tillë ishte vendimtare për ndarjen e tyre. Lima, në fakt jeton në Miami , kurse 30-vjeçari Julian në Boston, transmeton KosovaPress.

Lima menjëherë ka ndaluar së përcjelli në rrjetin Instagram, ndërsa të njëjtën ghjë e ka bërë edhe Julian.