ShowBiz

Dashuria e re, ja kënd e puth Jennifer Lopez (Foto)

Deri dje mediat amerikane kanë shkruar se si Drake dhe Jennifer ishin së bashku për shkak të fotografive të tyre të përbashkëta, të cilat i kanë plasuar në rrjetet shoqërore, megjithatë këngëtarja i ka demantuar këto pohime.

“Më lejoni ta zgjidh këtë: Drake dhe unë nuk jemi së bashku”, ka thënë këngëtarja gjatë një emisioni.

Por, Jennifer për këtë është në lidhje me Alex Rodriguez. Diva e muzikës dhe ish-lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez janë së bashku, ka konfirmuar një burim për portalin E!Online, transmeton KosovaPress.

“Kjo është e tëra e re. Nuk është kjo asgjë serioze. Vetëm ecin. Jennifer dhe Alex nuk kërkojnë kurrfarë lidhje serioze, por vetëm argëtim të mirë”, ka zbuluar burimi.

Zëdhënësit e këngëtares dhe sportistit nuk kanë dashur të komentojnë këto pohime.