LDK-ja përkrah transformimin e FSK-së në ushtri, por gjithnjë edhe me përkrahjen e partnerëve strategjikë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri tha sot pas mbledhjes së Kryesisë se LDK se duan të kenë një ushtri të mirëfilltë por gjithnjë duke besuar se presidenti i bën këtë me partnerët që i kanë përkrahur deri më tani.
Ai tha se nuk ka asnjë deputet nga LDK-ja që nuk e përkrah ushtrinë dhe çdo gjë që tentohet të thuhet ndryshe nuk qëndron.
“Si LDK pas marrjes së vendimit nga Qeveria jemi që të përkrahet ky projektligj duke besuar thelle se do te vazhdojë përkrahja e partnereve tanë strategjik si SHBA-ja. Nese projektligji vjen në Kuvend do ta votojmë, por ne nuk marrim. përgjegjësinë për partneritetin me partnerët strategjik. Do ta marrin ata që kanë marrë iniciativën së bashku me ne për ruajtjen e partneritetit.. Dëshirojmë me çdo kusht të vazhdojë partneriteti sepse ndryshe është vështire ta realizojmë atw që është synim i yni krijimi i një ushtrie të mirëfilltë që mbron sovranitetin e vendit”, tha Beqiri./KosovaPress/