Aktuale

Konfiskohen barna pa banderola në një farmaci në Dragash

Njësiti policor në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektoratin Komunal kanë bërë një kontroll në një barnatore në Restelicë të Drgashait, pronë e dy të dyshuarve meshkuj të komunitetit goran, bën të ditur policia.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar lloje të ndryshme të barnave pa banderola që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /KosovaPress/