Më 9 korrik, duke filluar nga ora 19:30 në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e ditës festive të organizuar nga banka ProCredit në Kosovë.
Grupi i cili do të përformojë nesër janë ata që për 25 vite i dhanë skenës Kosovare shumë hite, të cilat secili nga ne ende i këndojmë dhe kujtojmë me shume nostalgji.
Pas shumë viteve, vinë në skenë me një koncert live për nder të 25 vjetorit të themelimit të tyre në një formacion ndryshe dhe në bashkëpunim me një numër të madh muzicientësh në instrumente harkore. Është ky grupi ‘Marigona’ i cili do të performojë live duke e bërë këtë natë festive edhe më madhështore.
Festa organizohet më 9 korrik në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me rast janë përgatitur lojëra për fëmijë si dhe performancë shumëngjyrëshe me fishekzjarrë.
Për të argëtuar edhe më shumë qytetarët, në festë do të jetë prezent edhe DJ GAMBLE.
Programi fillon në ora 19:30 dhe pritet të përfundojë në ora 22:30. Pjesëmarrja është e hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit.