Aktuale

Haradinaj nga Franca përkujton familjen Jashari

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar familjen Jashari me anë të një statusi në Facebook.

Haradinaj i cili po mbahet në Francë me vendim të gjykatës franceze ka thënë se të gjithë të gjallët janë të vegjël para heroizmit të luftëtarëve të lirisë.

 

Postimi i Haradinajt:

Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.  Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut. Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre! RH