Kryetari i komunës Xhafer Gashi së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë të komunës së Obiliqit, bënë homazhe në “Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz”.
Kryetari i kumunës Xhafer Gashi tha se në këtë vend ka filluar thyerja gati një shekullore e Serbisë në Kosovë dhe zgjimi i shqiptarëve për të luftuar shtetin serb në Kosovë.
“E shenjt për ne është dhe do jetë gjithnjë sakrifica e Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari”, u shpreh kryetari Gashi.
Në homazhet te kompleksi memorial i Jasharajve ishin edhe shkollat e mesme të komunës së Obiliqit.