Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një vizite të djalit të tij i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, ka tentuar t’i japë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/