Drejtori i FBI James Comey, ka hedhur poshtë pretendimin e Presidentit Donald Trump i cili të shtunën tha se paraardhësi i tij, Barack Obama, ka përgjuar telefonin e tij, shkruajnë mediat amerikane.
Comey thuhet se ka kërkuar nga departamenti i drejtësisë amerikane për të hedhur poshtë pretendimin se Obama ka urdhëruar përgjimin ndaj Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.
Ai thuhet se ka kërkuar korrigjim sepse kjo gjë lë të kuptohet se FBI ka thyer ligjin.
Departamenti i drejtësisë nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë si përgjigje ndaj kërkesës Comey, transmeton KosovaPress.