Policia e Kukësit ka asgjesuar 280 rrënjë kanabis sativa. Operacioni u zhvillua në fshatin Belë, në vendin e quajtur “Qafa e Zbinecit”.
Bimët narkotike u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.