Aktuale

Mogherini nesër në Sarajevë

Shefja e diplomacisë evropiane, Frederika Mogherini nesër do të vazhdojë turneun ballkanik me vizitën në Sarajevë, shkruan portali Dnevni avaz.

Kjo vizitë dje ishte shtyrë pasi që aeroplani në të cilin ndodhej diplomatja italiane për shkak të kushteve atmosferike nuk arriti të aterrojë në Sarajevë.

Ndryshe, për nesër është paralajmëruar që kryediplomatja evropiane të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë.