Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar sot edhe një marrëveshje mirëkuptimit që ka të bëjë me rregullimin e stadiumit të futbollit në fshatin Xërxë-Rahovec.
Marrëveshja e Mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Bajram Gecaj zëvendësministër i MAPL-së,
Sipas një komunikatë të Komunës së Rahovecit, bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit, MAPL do të mbështet këtë projekt me 34 mijë e 200 euro, kurse, Komuna e Rahovecit nga buxheti i saj do t’i ndaj 40 mijë e 300 euro.
Vlera e përgjithshme për realizimin e këtij projekti arrin në shumën totale prej 74 mijë e 500 euro./KosovaPress/





















