Rajon & Botë

Dj Italian zgjedh t’i jep fund jetës

Dj italian Fabiano Antoniani ka vendosur t’i jep fund jetës i ndihmuar nga mjekët në Zvicër, pasi për 3 vite rresht ai kishte mbetur i verbër dhe tetraplegjik nga një aksident rrugor qw i kishte ndodhur me makinë në vitin 2014, shkruan Ansa.

39 vjeçari po jeton i paralizuar në shtrat pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për terapi rehabilituese. Fabiano Antoniani jeton me ndihmën e aparateve mjekësore për të marrë frymë dhe për t’u ushqyer, transmeton KosovaPress.

Dj Fabiano me anë të së fejuarës kishte shkruar në rrjetet sociale “Dua të vdes e t’i jap fund këtij ferri dhimbjesh, dhimbjesh e dhimbjesh”.

Ai zgjodhi të shkonte duke respektuar rregullat e një vendi që nuk është i tij. DJ Fabo, i cili i bëri thirrje presidentit Sergio Mattarella për t’i dhënë të drejtën për të vdekur, kishte sulmuar Italinë për dështimin e kalimit të ligjit mbi të dhënit fund të jetës.

“Më në fund jam në Zvicër dhe për fat të keq, kam ardhur këtu me forcat e mia dhe jo me ndihmën e shtetit tim”, kishte shkruar Fabo, në një video të postuar në Twitter, ditën e hënë.

Ai gjithashtu falënderoi Cappato, anëtarin kryesor të “Associazione Luca Coscioni” që lobon për të drejtën për të vdekur.