Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë kryer sot sulme ajrore ndaj Rripit të Gazës, duke plagosur dy persona, njoftojnë zyrtarët e shëndetësisë dhe dëshmitarët.
Sulmet izraelite vijnë pasi një javë më parë një raketë e shkrepur nga Palestina e goditi një fushë të pabanuar në jug të Izraelit, transmeton Express.
Ushtria izraelite ka thënë më herët se raketa e hedhur nga Palestina kishte rënë në një zonë të hapur në jug të Izraelit, duke mos shkaktuar dëme apo lëndime.
Por, nuk ka komentuar ende rreth sulmeve të saj ajrore ndaj Gazës.