Policia në Prishtinë ka arrestuar dje një të dyshuar pasi që dyshohet se i njëjti ka ndërhyrë në adresat elektronike të ankuesit duke ia marrë materialet konfidenciale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.