Katër persona janë lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut që mëngjesin e sotëm ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër mes fshatrave Trebenishtë dhe Mesheishtë.
Sipas informacioneve të para, në fatkeqësi janë përfshirë dy automobila dhe një kamion.
Në Repartin kirurgjik në Spitalin e Ohrit është dërguar një person me lëndime në kokë dhe është në rrezik për jetën.
Në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji janë dërguar tre persona, të ciltë sipas drejtorit Mitko Tilev, janë jashtë rrezikut për jetën.
Qarkullimi në rrugën magjistrale Ohër -Kërçovë është në ndërprerje, ndërsa automjetet riorientohen në rrugët qarkore. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.