Rajon & Botë

Vrasja e Kim Jong-nam, arrestohet një shtetas i Koresë së Veriut

Arrestohet një shtetas i Koresë së Veriut, për cilin besohet të jetë i dyshuari kryesor në vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë-vëllait të liderit Kim Jong-un, njoftoi policia e Malajzisë të shtunën.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së vendit, Khalid Abu Bakar tha se i dyshuari 47-vjeçar u arrestua mbrëmjen e së premtes, në vend ku po strehohej.

“I dyshuari u fsheh menjëherë pas kishte kuptuar se policia është duke ndjekur katër të dyshuar kryesore meshkuj”, tha ai në një deklaratë të shtunën.

Ai u arrestua në një godinë në afërsi të kryeqytetit Kuala Lumpur. Bakar tha se i dyshuari është identifikuar si Ri Jong Chol, bazuar në detajet e pasaportës së tij i lindur më 6 maj 1970 në Korenë e Veriut.

Tre të dyshuar të tjerë-meshkuj janë në kërkim nga policia Malajzisë, të cilët mund të ndihmojnë në hetimet në lidhje me vrasjen.

Kim Jong-nam vdiq të hënën, pas dyshimeve se ishte helmuar, ndërsa po priste fluturimin në Kuala Lumpur.

Tre të dyshuar tjerë, dy femra me dokumente të huaja dhe një shtetas i Malajzisë, u arrestuan në lidhje me vdekjen.