Rajon & Botë

Mattis: Aleanca është një shtyllë themelore për SHBA-në

Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes ka deklaruar se NATO është “shtylla themelore” e bashkëpunimit trans-atlantik.

James Mattis, këto deklarata i bëri në takimin e parë me  ministrat e mbrojtjes në selinë e Aleancës së Atlantikut në Bruksel.

Riafirmimi i angazhimit amerikan në aleancë vjen pas komenteve përçmuese të presidentit Donald Trump.

Por Mattis përsëriti edhe deklaratën e Trump se shumë vende të NATO-s kanë  rritur shpenzimet ushtarake.

Takimi vjen në mes shqetësimit rreth lidhjeve të administratës së re me Rusinë, transmeton KosovaPress.