Aktuale

Mbi 3500 objekte pa leje dhe ndotja e ajrit mbetet katastrofale

Ndër objektivat legjislative të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2017 mbeten tetë projektligje për miratim në kuvend, prej tyre ai për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ku sipas kësaj Ministrie janë mbi 350 mijë objekte pa leje dhe po ashtu edhe Projektligji për Mbrojtje nga Ndotja e Ajrit.

Kështu u tha në Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor gjatë shqyrtimit të planit të punës së këtij komisioni për vitin 2017 në fushën e mjedisit, ku i ftuar ishte edhe ministri i Ambientit  Ferat Shala.

Ministri Shala përveç se foli për këto ligje të përmendura më lart, iu përgjigj shkurt edhe interesimit të deputetëve rreth matjes së territorit të Republikës së Kosovës, nismë kjo për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Shalës kjo Ministri ka kryer obligimet e saj të dala nga Qeveria, dhe theksoi se nuk ka informacione se deri ku ka shkuar çështja e matjes së territorit.

 

“Matja e territorit, ne kemi kryer obligimet ligjore që ka nxjerr Qeveria, ku ka kërkuar që ta kemi një përfaqësues nga sektori i ujërave dhe ne tashmë kemi deleguar  një zyrtarë i  nga sektori i ujërave dhe është pjesë e Komisionit, dhe këtu ka përfunduar çështja e kompetencës dhe llogaridhënies. Nuk kam informacione se deri ku ka shkuar puna”, tha Shala.

Deputeti Shapi Muja nga PDK-ja, tha se çështja e Demarkacionit mbetet një sfidë për deputetët dhe qytetarët e Kosovës. Muja kërkoj të di  rolin e MMPH-së për shënimin kufitar me Malin e Zi. Ai beson se shumë shpejt kjo çështje do të shtrohet edhe në Kuvend.

 

“Roli i juaj te Demarkacioni me dokumentacione, dhe a keni qenë të invlovuar apo keni plotësuar… sepse është një temë e cila po na sfidon të gjithëve dhe nuk po i japim rrugëzgjidhje. Por besoi se shumë shpejt edhe ne parlament do të ketë edhe një interpretim edhe nga deputetët për çështje të kësaj pune përveç atij komisioni”, tha Muja.

Anëtari i këtij Komisioni, Adem Salihaj nga LDK, pati vërejtje për Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Bujqësisë, ku sipas tij, për fat të keq këto dy ministri, për planin legjislativ nuk arrijnë të  realizojnë as 20 përqind.

Ai ngriti edhe çështjen ndotjes së ajrit, ku tha se Kosova ka probleme të mëdha shumë serioze për sa i përket ndotjes së ambientit, kjo sipas tij nga zona e Obiliqit të shkaktuar nga termocentralet.   Salihaj shtoi se edhe Prishtina këtë vit ishte e rrezikuar nga ndotja katastrofale e ajrit.

 

“Siç e dini ne kemi shqyrtuar dhe miratuar raportin për ndotjen e ambientit në Kosovë. Dhe kemi parë që kemi probleme shumë serioze. Raporti i vitit të kaluar ka qenë më real se ai i vitit paraprak. Por, që kanë mbetur probleme shumë serioze dhe përsëri kanë mbetur shumë probleme serioze në mbrojtjen e ambientit, ose ndotjen e ambientit veçanërisht ën zonën e rrezikuar të Obiliqit tek Termoelektranat, ku kemi vërejtur që ka tejkalim deri 1 mijë e 700 përqind. Kjo do të thotë është një gjendje katastrofale që po përsëritet vazhdimisht dhe që unë nuk shoh një plan të Ministrisë për ta rregulluar këtë problem. Ju e dini që gjatë dimrit kishim alarme edhe për vet Prishtinën, të mos flasim për Obiliqin që është aty nën tymtarët e elektranave, por edhe vet Prishtina kaloj në atë pjesën e kuqe të rrezikut nga ndotja e ambientit. Nuk po shoh një përkushtim tuajin lidhur me këtà « çështje”, theksoi Salihaj.

Ai theksoi se nëpër komuna nuk ka pika të vëzhgimit dhe matjes për ndotjen e ambientit. Ai mori shembull komunën e Ferizajt, që nuk ka aparaturë për matjen e ndotjes.

Për ndotjen e ajrit, ministri i MMPH, Ferat Shala theksoi se kanë hartuar planin e veprimit në pajtueshmëri me Qeverinë e Kosovës, ngase sipas tij për këtë fushë janë të involvuar disa sektorë. Ai tha se janë identifikuar faktorët e ndotës të ajrit.

Ai tha se çështja e zbatimit të ligjit për parandalimin e ndotjes së ajrit nuk është vetëm në kompetencë të kësaj ministrie. Sipas Shalës janë sektorë tjerë që janë tash të njohur që duhet të ndërmarrin masa.

 

“Çështja e monitorimit të ndotjes, kemi bërë maksimumin, brenda vitit 2016 hartuam dhe në fillim të 2017 planin veprimit për ndotjen e ajrit ka kaluar në Qeveri, është miratuar, është kthyer në dokument zyrtarë shtetëror. Ju është shpërndarë të gjitha institucioneve, sepse çështja e ndotjes së ajrit është multidisiplinare dhe multisektoriale. Ne menaxhojmë, monitorojmë, por e kemi të pa mundur të interferojmë po supozojmë në kompetencat e Ministrisë së Zhvillimit ekonomik, të infrastrukturës të ndërmarrjeve publike, te ekonomia familjare dhe të pushteteve lokale. Kemi dhënë të gjitha udhëzimet administrative në dispozicion edhe një herë, ku kemi kryer planin kemi ndarë periudhat afatmesme, afatshkurta afat gjatë. Kemi dhënë rekomandime shkencore, kemi rikujtuar ndotësit kryesorë primarë , sekondarë”, tha ministri Shala.

Sa i përket investimeve në këtë sektor është bërë maksimumi dhe parashihen të jenë rreth 4 milionë euro nga donatorët japonezë.

Ministri Shala ka folur edhe për sektorin e kadastral, i cili tha se mbetet sfidues. Ministri tregoi prioritet edhe për sektorin e ujërave dhe trajtimi i ujërave të zeza.

Anëtari tjetër Murat Hoxha pati vërejtje për dështimin e kësaj Ministrie MMPH për trajtimin e objekteve pa leje. /KP/