Koreja e Veriut ka thënë sot se testimi i raketës balistike të dielën ka qenë i suksesshëm dhe i mbikëqyrur nga lideri i saj Kim Jong-un.
Testimi i raketës balistike të dielën nga ana e Koresë Veriore është dënuar ashpër nga shumë vende të botës, përfshirë fuqitë e mëdha, transmeton Express.
SHBA-ja, Japonia dhe Koreja Jugore kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të mbajë një takim urgjent, për ta diskutuar këtë incident.
Testimi i raketave balistike dhe programi bërthamor i Koresë Veriore në përgjithësi sanksionohet nga OKB-ja./Gazeta Express/