Rajon & Botë

Luiziana goditet nga tornado (Foto)

Tornadot e ka goditur sot pjesën jugore të Luizianës, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ka edhe të lënduar.

Tornado ka shkatërruar shtëpi, ka dëmtuar vetura, ka shkulur pemë, ndërsa ka lënë pa energji elektrike së paku 10.000 shtëpi.

Më se shumti dëme janë shkaktuar në Nju Orleans. Qytetarët kanë rrëfyer për përvojë të vështirë gjatë përjetimit të tornados, duke bërë “luftë” për mbijetesë, transmeton KosovaPress.