Rajon & Botë

AI: Regjimi i Assad-it i ka ekzekutuar me varje 13.000 persona në burgje të fshehta

Amnestry International (AI) bën të ditur në një raport se 13.000 persona, shumica e të civile civilë dhe përkrahës të opozitës siriane, janë ekzekutuar me varje në burgje sekrete në Siri.

Ky raport i ri i grupit për të drejtat e njeriut, dyshon se varjet masive kanë ndodhur çdo javë në burgun “Saydnaya” mes shtatorit të vitit 2011 dhe dhjetorit të vitit 2015, transmeton Express.

AI thotë se ekzekutimet e dyshuara ishin autorizuara nga nivelet më të larta të qeverisë siriane.

Në të kaluarën, qeveria i ka mohuar vrasjet dhe keqtrajtimin e të burgosurve.

Por, ekspertët e OKB-së patën thënë para një viti se provat e dokumentuara dhe dëshmitarët sugjeruan fuqishëm se dhjetëra mijëra njerëz po paraburgoseshin dhe se njerëzit po vriteshin në një shkallë masive në paraburgim./Gazeta Express/