Aktuale

Sot bien temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira , kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore  të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit  duke bërë që  zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sasia e reshjeve do të jetë e ulët. Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5  deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi  deri 6m/s./KosovaPress/