Edhe pse gjenetika është ajo me të cilën japonezet mund të krenohen, sërish vije ndërmend pyetja, si ia dalin ata të duken rreth 15 vite më të rinj.
Janë disa shprehi të përditshme të cilat japonezët i praktikojnë, dhe të cilat kanë treguar rezultat të mirë kur është fjala për ngadalësimin e plakjes.
Si gatuajnë?
Fërgim, tiganisje, për pjekje nuk bëhet fjalë.
Zierja me pak vaj, zierje me avull dhe zierje në ujë – janë terme që përbëjnë botën e tyre të kulinarisë. Ata perimet gjithmonë i presin në feta dhe minimalisht i përpunojnë termikisht. Mëlmesat në botën e tyre zënë vend të veçantë, i përdorin në shumicën e rasteve, por nuk e teprojnë as me këto.
Ushqim i lloj-llojshëm
Sushi nuk është ushqim i vetëm që Japonezët e konsumojnë. Menuja e tyre përbëhet nga lloje të ndryshme peshku, fruta deti, perime të ndryshme, natyrisht orizit, fruta dhe çaji i gjelbërt.
Mëngjesi i tyre përbëhet nga ushqime të lloj-llojshme dhe më shumë porcione të vogla, të cilat përfshijnë orizin, sojën, omletin, perimet.
Rrallë konsumojnë desert
Japonezët janë popull që shumë rrallë hanë ëmbëlsira edhe atë në sasi të vogla. Nuk konsumojnë kek dhe tortë me shumë kore dhe mbushje, siç është praktikë te ne, por më së shpeshti përgatisin apo blejnë akullore nga orizi (moki).
Kultura e ngrënies
Për ata të ushqyerit dhe ngrënia paraqesin ritual. Hanë ngadalë, në kafshata të vogla dhe porcione të vogla. Në pjatë zakonisht vendosin vetëm një ushqim sepse besojnë se kombinimi i dy ushqimeve paraqet mungesë të shijes.




















