Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për asfaltimin e disa rrugëve në komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për financimin e 9 projekteve infrastrukturore në Komunën e Drenasit dhe vlera e tyre arrinë 1 milion e 760 mijë euro.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore në Komunën e Drenasit. Në këtë memorandum janë përfshirë këto projekte:

“Ndërtimi i urave në Komunën e Drenasit, përkatësisht në fshatin Vërboc në vlerë prej 30,000 eurove, asfaltimi i rrugës Polluzhë-Shtuticë-Dashec në vlerën prej 500,000 euro, ku për vitin 2017 janë paraparë të investohet në këtë projekt 300,000 euro, ndërsa për vitin 2018 do të ndahen 200,000 euro që është projekt dy vjeçar. Asfaltimi i rrugës Baicë-Tërstenik në vlerë prej 250,00 euro që po ashtu është projekt dy vjeçar, ku për këtë vit janë planifikuar 50,000 euro dhe për vitin 2018, 200,000 euro. Asfaltimi i rrugës për fshatin Fushticë e Ulët në vlerë prej 80,000 që do të realizohet këtë vit. Asfaltimi i rrugës “Gani Elshani” në Drenas që do të realizohet këtë vit dhe vlera është 250,000 euro. Rregullimi i infrastrukturës në lagjen e Dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200,000 euro. Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapushnik në vlerë prej 150,000 euro që do të realizohet gjatë këtij viti. Asfaltimi i rrugës në fshatin Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250,000 euro që po ashtu do të realizohet gjatë këtij viti dhe ndërtimi i nënkalimit në fshatin Llapushnik ku projekti do të realizohet gjatë këtij viti dhe vlera do të jetë prej 50,000 euro. Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express