Ajo është nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve.
Bëhet fjalë për Kim Kardashian, e cila kohë më parë ka thënë se dëshiron të ketë një fëmijë të tretë. Por këtë nuk mund ta bëjë në mënyrë natyrale për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ajo tani ka vendosur që me bashkëshortin e saj Kayne West të hapin një linjë të veshjes për fëmijë, shkruan “DailyMail”.
Kim ka postuar një foto në rrjetin social Snapchat ku shihet vajza e saj North që e ka përdorur si modele dhe ka lajmëruar që së shpejti do ta hapin atë linjë, transmeton KosovaPress.
Kim dhe Kayne kanë pasur disa probleme kohëve të fundit, por siç duket tani janë duke vazhduar jetën e tyre të lumtur.