Sonte Prishtinën e Beogradin do t’i bashkojë prapë Brukseli. Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë sonte nga ora 19:45 në Bruksel, ndërkohë që dy vendet përfaqësohen nga liderët kryesor institucional.
Prishtina zyrtare përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ndërkohë që nga Beogradi në Bruksel sonte do të jenë presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.
Burime të KosovaPress nga Brukseli tregojnë se temat e dialogut do të jenë vazhdimësi nga takimi i fundit, por kryefjalë kanë uljen e tensioneve mes dy palëve, për të cilët Brukseli zyrtarë është i shqetësuar për mos respektimin në plotni të marrëveshjes për stabilizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. /KosovaPress/





















