Rajon & Botë

Marine Le Pen i skadon afati për të kthyer paratë në PE

Afati i Parlamentit Evropian për kreun e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen për t’i kthyer më shumë se 300,000 euro ka kaluar.

Kandidatja presidenciale kishte afat deri në mesnatë për t’i kthyer paratë, por tha se nuk e kishte ndërmend t’a bënte një gjë të tillë.

Parlamenti thotë se ajo ka keqpërdorur fonde për të paguar një ndihmës në selinë e Frontit Kombëtar në Paris.

Ajo thotë se është viktimë e një hakmarrje të motivuar politikisht.

Nëse Le Pen nuk shlyen paratë, parlamenti thotë se do të mbajë gjysmën e pagës së saj, dhe ajo do të humbas ndihma të tjera.

Le Pen është një prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale franceze që do të mbahen në prill dhe maj.

Sondazhet thonë se ajo do të ia dalë në balotazh, ku sipas të gjitha gjasave ajo do të përballet me kandidatin konservator Francois Fillon, apo atë të qendrës Emmanuel Macron, transmeton KosovaPress.