Policia e Kosovës e ka bllokuar hyrjen te Hoteli “Grand”, pasi kanë gjetur një veturë të braktisur me targa të Beogradit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se vetura është gjetur rreth orës 16:00, në rrugën “Garibaldi”.
“Kemi gjetur një veturë me targa të Beogradit, taksi dhe e cila është e braktisur, që ndodhet para hyrjes së Grandit”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./KosovaPress/