Dy persona të armatosur kanë grabitur sonte me armë një barnatore në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se rrëmbyesit kanë shtirë me armë dhe kanë plaçkitur të gjitha paratë që gjendeshin në arkë.
Gjatë sulmit të armatosur nuk ka pësuar askush dhe sipas policisë, plaçkitësit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ndryshe bizneset në rrugën “Muharrem Fejza” dhe “Rruga B”, janë bërë cak i grabitësve të armatosur, ku vetëm gjatë muajit të fundit kanë ndodhur disa sulme dhe grabitje të armatosura, raporton KosovaPress.