Që nga fillimi i këtij viti, për katër javë me radhë, temperaturat në Kosovë për çdo ditë kanë prekur -5 e lartë, duke na bërë që ky janar të na kujtohet për gjatë.
Megjithatë, një lajm i mirë na vjen nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), të cilët nga sot për tërë javën kanë parashikuar që të ketë mot më të butë, të përcjellura nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.
“Këto masa te ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira të shpërndara”, paralajmëron IHK.
Përndryshe sot minimalja e ditës do të shënoi -7 gradë Celsius, ndërkohë që nga nesër temperaturat do të arrijnë në minimale me -4 e deri në 0 gradë celsius dhe në maksimalet e ditës nga 7 deri në 8 gradë Celsius. /KosovaPress/