Aktuale

Sot afati i fundit i Gruevskit për të formuar qeverinë, varet nga BDI

Kryesia e BDI-së edhe sot nga ora 14:00 do të vazhdojë bisedimet, ku pritet të vendoset nëse do të ndahet përfundimisht nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me Nikolla Gruevskin.

Në këtë mbledhje me siguri do të mësohet dhe për vendimin e BDI-së sepse është afati i fundit i mandatarit Gruevski për të formuar qeverinë e re.

Zëdhësi i BDI-së Bujar Osmani tha, se bisedimet do të vazhdojnë prej orës dy të pasdites.

“Çdo opsion është i mundur por vetëm për një pikë jemi te sigurt se nuk lëshojmë për sa i përket gjuhës shqipe. Në tavolinë janë akoma të hapura të pesta opsionet që kemi përmendur edhe më parë, qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë. Nuk na interesojnë partitë por programi dhe deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Kryetari Ahmeti sapo tha pak më parë se ai nuk do te beje kompromis ne asnjë moment për sa i përket gjuhës shqipe, për këtë nuk lëshojmë pe. Për sa i Speciales edhe kjo mbetet si kusht por ajo qe mbetet si shtylla kryesore është ajo e gjuhës ne te gjithë territorin e Maqedonisë. Ne do kapemi prej platformës dhe 4 kushteve, nëse dikush nga partitë maqedonase pranon ne jemi gati te bëjmë bisedime me të – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.