Rajon & Botë

Në Spanjë shpëtohen 49 migrantë

Shërbimi detar i shpëtimi në Spanjë njoftoi se kanë shpëtuar 49 migrantë të gjetur në varkë, 120 kilometra nga bregdeti jugor i vendit.

Burime të qeverisë spanjolle theksojnë se migrantët në det kanë humbur të enjten. Pasi morën informacion nga autoritetet marokene, shërbimi spanjoll për shpëtim gjeti një varkë me migrantë të premten në mbrëmje.

Pavarësisht kushteve të këqija në det, të gjithë migrantët arritën në gjendje të mirë shëndetësore të shtunën në mëngjes në portin Almeria, njoftuan nga shërbimi detar i shpëtimit.

Qeveria spanjolle vitin e kaluar forcoi patrullimin në kufijtë e saj pasi mijëra migrantë afrikanë ishin në gjendje të vinin në Evropë.