Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni sot do të pres në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, ku do t’i përgjigjen interesimit të gazetarëve./KosovaPress/