Aktuale

Shqipëria goditët nga një tërmet me fuqi 4.5 shkallë të Rihterit

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallë të Rihterit u regjistrua pasditen e së premtes në jugun e Shqipërisë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit si Berat, Fier e Vlorë.

Qendra Sizmologjike Evropiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4.5 shkallë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Deri tani nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale.