Aktuale

Mustafa: Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka kujtuar veprimtarinë e akademik Idriz Ajaetit, për të cilin ka thënë se bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike të Kosovës, së bashku me Ibrahim Rugovën, Anton Çetën, Fehmi Aganin e Mark Krasniqin.

Postimi i Mustafës:

Të dashur miq,

Shënuam sot 100 vjetorin e lindjes së Akademik Idriz Ajetit.

Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të shquar për gjuhën shqipe e studimet albanologjike, duke qenë njëkohësisht themelues i institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë.

Idriz Ajeti bën pjesë në plejadën e personaliteteve të mëdha akademike të Kosovës, së bashku me Ibrahim Rugovën, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, e disa kolosë të tjerë të Kosovës, të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës.

Kosova krenohet me personalitetet e saj prijatare në epokën që solli Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë në Kosovë.