Regjimi i Phenianit është i dënuar të shkatërrohet pasi gjithnjë e më shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët, deklaroi sot një ish-diplomat i lartë koreanoverior që kaloi në Jug.
“Jam i bindur se që ditët e Kim Jong-Un janë të numëruara”, theksoi të mërkurën gjatë konferencës së tij të parë për median e huaj ish-numri dy i ambasadës së Koresë së Veriut në Londër, Thae Yong Ho.
“Gjithnjë e më shumë elita koreanoveriore po i kthen krahët Kim Jong Un dhe strukturat tradicionale të sistemit po shemben”, vazhdoi ai.