Aktuale

Hapin sërish lokalet e lojërave të fatit, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, kanë arrestuar te presona për shkak se të njëjtit kanë hapur sërish lokalet e lojrave të fatit.

ATK shpjegon se ditë më parë pas aksionit të ndërmarr pati mbyllur 20 njësi të lojërave të fatit.

ATK thotë se në bazë të ligjit për Lojërave të Fatitë kanë bërë vepër penale. Gjithashtu, janë leshura 4000 euro gjoba.

Administrate Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore./KosovaPress/