Fluskat e kristalta të akullit të ngjashme me borën, i kanë dhënë një pamje tjetër kryeqytetit të mbingarkuar kosovar, Prishtinës.
Bryma e cila ka përfshirë mëngjesin e sotëm pemët dhe hapësirat e tjera në Prishtinë, i ka sjellë qytetit një pamje të mrekullueshme, pavarësisht ditëve të ftohta.
Fotografi i KosovaPress-it ka shkrepur disa fotografi përreth kampusit të Universitetit të Prishtinës. pamje të cilat mund ti shihni më poshtë:





















