Rajon & Botë

Vërshime të mëdha në Kinë: Gati 130 të vrarë (Foto)

Gati 130 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1.9 milionë hektarë prodhime bujqësore janë dëmtuar si pasojë e vërshime të mëdha nëpër Kinën qendrore dhe jugore gjatë javës së fundit, të cilat po ashtu kanë çuar në humbje të drejtpërdrejta ekonomike të më shumë se 38 miliardë juanë (5.1 miliardë euro).

Mediat shtetërore kineze raportojnë se kryeministri kinez, Li Keqiang, ka udhëtuar sot për në Anhui, njëra nga krahinat e goditura më së rëndi, ku u takua me banorët dhe se u ka dhënë përkrahje zyrtarëve që të bëjnë gjithçka që munden për t’i mbrojtur jetët e njerëzve, përcjell Gazeta Express.

Shiu i madh i ka vrarë 128 njerëz nëpër 11 krahina dhe rajone, ndërsa 42 njerëz janë zhdukur, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore, Xinhua.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë detyruar që të zhvendoset nga shtëpitë e tyre./Gazeta Express/