Turqia ka burgosur 17 persona të dyshuar, shumica nga vendet e huaja, për sulmin e javës së kaluar që ndodhi në aeroportin e Stambollit “Ataturk” , për të cilin Presidenti turk, Tayyip Erdogan e përshkroi si punë e militantëve të ISIS që vijnë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Për sulmin e Stambollit, Turqia ka arrestuar gjithsej 30 persona. Në këtë sulm janë vrarë gjithsej 45 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Megjithatë, ky ishte sulmi më vdekje prurës në Turqi që nga seria e sulmeve të vitit të kaluar që kishin goditur vendin.
Sulmet terroriste vazhduan këtë javë të zënë vend edhe në Bangladesh, Irak dhe Arabi Saudite. Caku i sulmeve terroriste siç duket ka qenë periudha e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Sulmet kanë qenë të kryera nga Shteti Islamik”, u tha Erdogan gazetarëve pasi bëri lutjen në një xhami në Stamboll në fillim të festës së Bajramit.
Tre sulmues, fillimisht kishin hapur zjarr brenda aeroportit të Stambollit, e më pas edhe shpërthyen veten. Militanti i tretë kishte shpërthyer veten jashtë aeroportit.
“Ka njerëz nga Dagestani, Kirgistani dhe Taxhikistani”, tha Erdogan duke iu referuar një krahine kryesisht myslimane të rajonit të Kaukazit i cili gjendet në veri të Rusisë dhe dy ish-shteteve sovjetike në Azinë Qendrore.
“Për fat të keq, në këtë biznes janë të përfshirë njerëz nga vendet veriore fqinje të Kaukazit”, ka thënë ai.
Agjencia e lajmeve Anadolu, ka raportuar javën e kaluar se dy nga sulmuesit ishin shtetas të Rusisë, ndërsa qeveria kishte konfirmuar se sulmuesit ishin shtetas rus, uzbekistanez dhe nga Kirkistani, përcjell Gazeta Express.
Ndërkaq, Rusia ka thënë se shumë shtetas të ish-Bashkimit Sovjetik iu janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik në Siri, duke thënë se ata kanë kaluar nga Turqia për të arritur në Siri.
Rusia ka luftuar në dy luftëra kundër separatistëve çeçen në Kaukazin verior të Rusisë në vitin 1990, e që tani për shumë kohë po lufton kundër kryengritësve islamik në Dagestan./GazetaEzpress/





















