Aktuale

Fundjavë e ftohtë dhe pa borë

Edhe kjo fundjavë do të jetë me temperature me minus gradë Celsius.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se temperaturat në këtë vikend do të shkojnë deri në -16 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull e cila vende-vende mund të jetë e dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16C deri -10C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 C Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet nga Instituti, raporton KosovaPress.