Rajon & Botë

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George HW Bush, është shtruar në spital në Houston.

Nëntëdhjetë e dy vjeçari megjithatë është në gjendje stabile, ka thënë për CBS Houston shefi i zyrës së tij, Jean Becker, transmeton Express.

Arsyeja pse Bush është pranuar në spital nuk është e qartë por ai pritet që të dalë nga spitali “Houston Methodist” pas dy ditëve, ka shtuar Becker.

Bush, i cili është ish presidenti më i vjetër që jeton, vuan nga një formë e sëmundjes Parkinson, e cila ia pamundëson atij ecjen pandihmën e dikujt tjetër. Ai përdorë karrocë apo skuter për të lëvizur./Express/