Aktuale

Gecaj, Nikolicit: Për Kosovë a nisesh me tren a pa tren?

Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka ironizuar me presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Nikolic kishte deklaruar se do ta lë Presidencën dhe do të niset për luftë në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij.

Gecaj e ka pyetur Nikolicin se a do të niset në Kosovë “ me tren apo pa tren”.

“Nikolic gati ta lërë Presidencën dhe të niset për luftë në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij”. A ME TREN A PA TREN…?”, ka shkruar Gecaj në Facebook.