Gjykata e Apelit të Kosovës ka hedhur poshtë akuzën ndaj ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ata e kanë aprovuar si të bazuar ankesën e Hasanit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore ku akuzohej për veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar.
Ndaj Hasanit tashmë është pushuar procedura penale, njofton Klan Kosova.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase veprimet inkriminuese për te cilat ngarkohet i pandehuri, nuk përbëjnë vepër penale, për faktin se në to nuk përmbushet asnjeri nga elementet të veçantë të veprës penale për të cilat i pandehuri është.