Aktuale

Mbi 20 mijë shqiptarë sot protestojnë në Kumanovë (Video)

Qindra qytetarë janë mbledhur para shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në qytetin e Kumanovës, për të shprehur revoltën e tyre kundër vrasjes makabre të Almir Aliut, vogëlushit 4-vjeçar, të cilin qëllimisht e shkeli me veturë një maqedonas nga i njëjti qytet.

Në marshin protestues vërehet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, si nga Kumanova ashtu edhe nga qytete tjera të Maqedonisë.